Është hapur në polici rasti i djegies së autobusit dje në Prishtinë.
Sipas policisë, deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit që kapluan autobusin.
Zjarri është lokalizuar ndërsa policia thotë se kjo ngjarje është duke u hetuar.
“Raportohet se ne rrethana deri më tani të pa njohura është përfshirë nga zjarri një autobus. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ana e zjarrfikësve është lokalizuar dhe shuar zjarri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.