Kohë pas kohe, rrahjet në mes të ekipeve, e mbi të gjitha në mes të tifozëve, shihen në vende të ndryshme të botës, sidomos në Amerikën e Jugut.
Por, skenat e frikshme këtë radhë vijnë nga Azia.
Një ndeshje futbolli e niveleve më të ulëta të futbollit në kontinentin aziatik ka përfunduar me grushte dhe shqelme, ku janë përfshirë të dyja ekipet në rrahje masive.
Fatmirësisht, ndërkohë kanë ndërhyrë zyrtarët e klubeve dhe e kanë ndalur dhunën, e cila ka mundur të linte edhe pasoja.
Për më tepër, krejt atë çka ndodhi mund ta shihni në videon në vazhdim.