Ish-kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, është shfaqur për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit të vitit të kaluar.
Ai ka përkrahur veprimin e qeverisë së Kosovës, për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.
“Unë e mendoj që është veprim i drejtë dhe unë e përkrahi”, ka thënë Bahtiri në RTV-Dukagjini.