Që prej fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, shtetet e perëndimit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për negociata me Rusinë.
Megjithatë Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Trus së fundmi ka bërë thirrje për të pasur kujdes gjatë bisedimeve duke theksuar, se marrëveshjet e arritura duhet të mos e dëmtojnë Ukrainën.
“Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me ‘shitjen’ e Ukrainës”, – tha Truss.
Duke iu drejtuar deputetëve në Dhomën e Komunave, ajo tha se presidenti Putin “nuk është serioz për bisedimet” dhe ende “po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm”.
“Ne nuk duhet të ndalim vetëm Putinin në Ukrainë, por duhet ta shohim situatën në një periudhë më të gjatë”, tha ajo.
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga G7 nuk duhet të hiqen “përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë”, tha ajo.
Truss tha se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë “zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme”./Gazeta Enigma/