Ish-trajneri i Kosovës, Edmond Rugova, ka kujtuar një moment kur Xherdan Shaqiri ia kishte dhënë premtimin që do t’i bashkohej Kosovës, por që sipas tij, nuk ndodhi shkaku i vonesës së pranimit të Kosovës në UEFA e në FIFA.
Rugova theksoi se Shaqiri kishte kërkuar që ta kishte numrin 10 në fanellë.
“Nëse ma ruan numrin 10 aty më ke trajner. I thashë që sigurisht që do ta ruajmë. Gjithsesi, pranimi i Kosovës vonoi shumë dhe nuk u plotësua ajo dëshirë”, ka thënë Rugova në emisionin “2me1”.
Ndryshe, Kosova do të luajë me Zvicrën nesër me fillim nga ora 18:00.