Në fshatin Palabardh të Gjakovës kanë ndodhur gjuajtje me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar për në stacionin policor.
Lajmin e ka konfirmuar Nystret Gjurkaj, i cili tha se i dyshuari N.Gj. është ndaluar për 48 orë.
“Patrulla policore ka dalë në këtë lokacion , i dyshuari është shoqëruar ëe stacion policor, është konfiskuar një armë gjysmëautomatike, karikator me 14 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit te njëjtë “, thuhet në konfirmimin e policisë.
I dyshuari ka pohuar te ketë shtënë në ajër për t’i frikësuar disa fqinjë me të cilët nuk kishte raporte të mira.