Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se veteranët e rrejshëm titullin në zyret e PDK-së dhe AAK-së.
“PDK e AAK, këto “fabrika” prodhuese të dëmeve ndaj luftës”, ka shkruar ai.
Ndryshe, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar të mos tallet me listën e veteranëve.
“Kurti spo don me zbatu kriterin edhe të pagës minimale edhe për kategoritë e liritë. Unë po thom qitu para tij, i kom duru krejt shpifjet e dallaveret e tij e të tyre. Ka ndodh një proces gjyqësor, mos luaj më shumë me këto kategori?
“Po kërcënim publik, e serioz, mos bo hajgare me këto kategori mo. Kthejllu njëherë e përgjithmonë, të kemi duru, sepse kemi pas arsye të tjera pse të kemi duru, nuk durojmë pa kufi”, tha Haradinaj në Rtv Dukagjin.