PSD: Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti

PSD: Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti

“Veterani i parë kryesor i rrejshëm është Albin Kurti”.

Kështu e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, pas përfundimit të aksionit simbolik të Partisë Social Demokrate para Qeverisë.

Madje sipas Molliqajt,Kurti ka mashtruar për të fituar titullin e veteranit luftëtar.

“Siç e dini, kryeministri ka nisur së fundmi një fushatë për çështjen e veteranëve. Ne besojmë se janë dy grupëzime që e kanë trajtuar këtë çështje, ata që e kanë kundërshtuar luftën e UÇK-së dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim nga disa veteranë të rrejshëm për ta sulmuar UÇK-në dhe një grup i dytë, mbështetësit e luftës së UCK-së, vetë luftëtarët që kanë pasur kritika për manipulimin që ka ndodh”, tha Molliqaj.

Sipas tij, kryeministri bën pjesë në grupin e parë sepse ai e rihapi kur po diskutohet çështja financiare.

“Veteranët ai i sheh si barrë për shtetin e Kosovës”.

Related Articles