Qytetarët mund të informohen në barnatore për vaksinën kundër COVID-19

Qytetarët mund të informohen në barnatore për vaksinën kundër COVID-19

Qytetarët e Kosovës duke filluar nga kjo javë mund të marrin informacionet rreth vaksinës kundër COVID-19 në barnatoret e tyre më të afërta, raporton Gazeta Enigma.

Rreth 1000 farmacistë, në të gjitha regjionet e vendit, janë trajnuar me të dhëna të detajuara për vaksinën kundër COVID-19, këshilla për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve dhe formën më të mirë të komunikimit me pacientë.

Barnatoret që tashmë kanë të trajnuar farmacistët e tyre kanë edhe emblemën “Për vaksinën COVID-19 fol me farmacistin”.

Ky trajnim është realizuar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, përkrahur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID./Gazeta Enigma/

Related Articles