Dhunohet një femër nga Prishtina, i dyshuari ende në arrati

Një femër nga Prishtina ka raportuar në Polici se është rrahur dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj.

Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet viktima është dërguar për tretman mjekësor në mjëksinë ligjore.

Ndërsa, i dyshuari është ende në arrati.

Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar,  e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur.  Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhët në njoftim.

Related Articles