Policia njofton se është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Prizren.
Përmes njoftimit 24 orësh të Policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse si dhe mjeku kujdestar, ku ky i fundit e ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Me 31.03.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovari, cili ka jetuar i vetëm, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.