Raportoi për problemet me gruan – dyshime se ajo abuzon dhe torturon fëmijën e tyre të mitur

Raportoi për problemet me gruan – dyshime se ajo abuzon dhe torturon fëmijën e tyre të mitur

Policia e Kosovës në raportin e tyre 24 orësh ka njoftuar për një rast në Graqanicë në të cilin dyshohet për abuzim dhe torturim të një fëmije.

Autoritetet e policisë poashtu kanë njoftuar se e dyshuara për këtë rast eshtë intervistuar nga prokuroria.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se që një kohë të gjatë ka probleme me gruan e tij femër kosovare, po ashtu ajo kishte abuzuar, torturuar fizikisht edhe me fëmiun e tyre të mitur. E dyshuara është intervistuar në konsultim me prokurorin rasti mbetet në procedurë të rregullt”.

Related Articles