Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila do të mbahet sot do të shqyrtojë propozim vendimin për zbatimin e sanksioneve ndaj 35 zyrtarëve dhe 2 etniteteve të Mianmarit Birmanisë, të përfshirë në abuzime dhe shkelje të rënda, të drejtave të njeriut.
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj drejtuesve ushtarak të Mianmarit për shkeljen e të drejtave të njeriut ku përmendet edhe puqi ushtarak si dhe shkelje e të drejtave të myslimanëve në rajonin Rohingya.
Poashtu Qeveria do të shqyrtojë projekt rregulloren për përcaktimin e procedurës për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.
Ndërsa pika tjetër që do të shqyrtohet është edhe raporti tre mujor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës periudhën 1 janar-31 mars 2021