Përleshje në një qendër votimi në Novi Pazar, ndërhynë policia

Përleshje në një qendër votimi në Novi Pazar, ndërhynë policia

Një qendër e votimit në Novi Pazar me numër 77, nuk është hapur me kohë të dielën, për shkak të një përleshje që ka ndodhur.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq, ka njoftuar se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe se problemi do të zgjidhet shpejtë.

“Ka pasur një përleshje, siç u njoftuam nga këshilli i votimit. Policia ka ndërhyrë menjëherë. Është pothuajse e pabesueshme që nga 8267 qendra të votimit, kemi vetëm një problem që do të zgjidhet sa më shpejt”, tha Vladimir Dimitrijeviq, raporton B92, transmeton lajmi.net.

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Në këto zgjedhje janë rreth 6 milionë e gjysmë të serbëve që do të kenë mundësi të votojnë.

Në këto zgjedhje të Serbisë, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.

Related Articles