Qeveria e Holandës u ka bërë thirrje qytetarëve të reduktojnë ngrohjen e shtëpive të tyre në mënyrë që të zvogëlohet varësia e vendit nga energjia ruse, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Termostatet, me vendim të qeverisë, po ulen me dy gradë Celsius në institucionet zyrtare në Holandë, si një mënyrë për të ulur konsumin e energjisë.
Qeveria ka thënë se dëshiron të japë një shembull të mirë, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP. “Faturat tona të energjisë po rriten, ne duhet të bëhemi më pak të varur nga gazi rus dhe duam të luftojmë ndryshimet klimatike”, tha qeveria në një thirrje që kombi të prezantojë masa për kursimin e energjisë.
Në reklamat e gazetave dhe përmes një fushate online, qytetarëve u kërkohet të vendosin ngrohjen në shtëpitë e tyre në maksimum 19 gradë Celsius.
“Vishni një xhemper, xhaketë apo triko të ngrohtë, çorape dhe pantofla”, këshillon fushata. “Nëse qëndroni në shtëpi, ndoshta termostati mund të reduktohet me një shkallë”, shtojnë ata.