Ismet Munishi kërkon falje për incidentin

Ismet Munishi kërkon falje për incidentin

Trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, ka kërkuar falje në lidhje me incidenti në ndeshjen Gjilani – Ballkani.

Munishi është shprehur i dëshpëruar me incidentit që ndodhi të dielen. Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri u sulmua fizikisht në fushën e lojës.

“Si trajner i Gjilanit dhe prind që jam, kërkoj falje për incidentin që ndodhi në ndeshjen mes dy skuadrave me të mira në Superligë. Stivi është djalë i yni shqiptar dhe lojtar i yni. Aq më shumë kundër Ballkanit dhe ‘Xhebrailave’ që marrëdhëniet edhe personale edhe të klubeve tona janë të shkëlqyera. Asnjë individ nuk mund të hedh hije të keqe mbi ‘Skifterat’ dhe Gjilanin”, ka shkruar Munishi në një postim./Gazeta Enigma/

Related Articles