Këtë të diel është zhvilluar ndeshja mes SC Gjilanit dhe Ballkanit.
Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit pasi tifozët u futen në fushë gjatë festimit të golit të barazimit, ku edhe dy nga tifozët sulmuan portjerin e FC Ballkanit.
Burime të Gazetës Enigma tregojnë se njëri nga personat e dyshuar që ka sulmuar portjerin e Ballkanit është arrestuar nga Policia e Kosoves.
Ndërsa Policia e Kosovës në konsultim me Prokurorin kujdestar pritet ti hapin rast personit të dyshuar./Gazeta Enigma/