Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar në shtëpi portierin e Ballanit, Stivi Frashëri, të cilin e sulmuan sot tifozët e Gjilanit.
Muharremaj tha se Frashëri do të kthehet edhe më i vendosur në fushë, teksa bashkë me presidentin e klubit, Arsim Kabashin, i uruan atij që fitoret me klubin t’i vazhdojnë tutje.
“Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin”.
“Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve”, ka shkruar Muharremaj.
Kujtojmë se sot gjatë derbit Gjilani – Ballkani, tifozët e ekipit vendas e kanë shqelmuar në fytyrë portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Për këtë, Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar pesë persona./Gazeta Enigma/