Sulmuesi i Sao Paolo, Jonathan Calleri, e shfaqi dukshëm mërzinë për humbjen e pësuar në ndeshjen kundër Palmeiras, në finalen e kampionatit Paulista.
Argjentinasi është shfryrë për humbjen me katër gola te një tifoz i skuadrës rivale, që ishte duke qëndruar në parkingun e stadiumit.
Calleri, autor i 13 golave në këtë sezon, ia hodhi tifozit telefonin nga dora me një shuplakë, ndërkohë që dallohet se i thotë edhe diçka atij, por që nuk është bërë e ditur se për çfarë bëhet fjalë.