Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul nuk ka kursyer lëvdatat e tij për ikonën argjentinase të futbollit, Lionel Messi.
Duke dhënë komentet e tij lidhur me gjasat për një triumf në Kupën e Botës, De Paul ka thënë se Argjentina është e favorizuar pasi ka Leo Messin.
Ylli i Atletico Madrid beson se koka e shtatë herë fituesit të Topit të Artë funksionon më shpejtë sesa koka e secilës qenie njerëzore.
“Së pari, Messi nuk ka nevojë të dëshmohet më, pas gjithë atyre gjëra që i ka dhënë futbollit. Ai është i lumtur tek Argjentina. Është lideri ynë dhe ne ndjekim atë”, ka thënë De Paul.
“Ai sigurisht se do të na flasë, vjen në Kupën e pestë të Botës dhe do të na jap këshilla, kurajo, sepse ka eksperiencë. Ai mund të vazhdojë të luajë sa të dojë, sepse është në tjetër nivel. Koka e tij funksionon më shpejtë sesa e çdo qenieje njerëzore”, shtoi ai.
‘Albiceleste’ ishin finalistë në Kupën e Botës 2014, por u mposhtën në Gjermania. Messi do ta ketë mundësinë e fundit që të triumfojë në Kupën e Botës. Argjentina shihet në mesin e favoritëve, pasi ka një ecuri të gjatë pa humbje nën urdhrat e Lionel Scaloni.