Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë duke e monitoruar lojtarin e Brentfordit, Christian Eriksen.
Pas një periudhe të gjatë jashtë fushave të blerta, për shkak të sulmit kardiak që Erikseni pësoi, fati po i buzëqesh përsëri atij.
Në katër paraqitjet e fundit me Brentfordin, ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim në kuadër të Premier Ligës.
Forma e mirë e tij ka bërë që gjigantët anglezë të monitorojnë lojtarin.
Sipas ‘Daily Mail’, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë duke e ndjekur situatën e danezit.
Erikseni do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për të.