Ambasadori i Rusisë në OKB ka këmbëngulur se asnjë civil nuk u masakrua gjatë okupimit njëmujor të qytetit ukrainas Bucha, ai po ashtu akuzoi Ukrainën për fabrikim të provave.
Në një konferencë për shtyp në New York, Vasily Nebenzia tha se Bucha ishte “provokim i inskenuar” nga vendet perëndimore.
Ai gjithashtu e akuzoi Britaninë e Madhe për “abuzim të paprecedentë” në rolin e saj këtë muaj si presidente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan BBC.