Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se tmerret në Bucha janë “vetëm maja e ajsbergut” gjatë një konference për shtyp në Varshavë, me Sekretaren e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.
Ai tha se Ukraina e fitoi betejën me Kievin, por sipas tij, lufta është duke vazhduar.
“Ne po përgatitemi për ofensivën e re në shkallë të gjerë nga Rusia në Ukrainën lindore. Ata do të përpiqen të kapin më shumë territore në rajonet Donetsk dhe Luhansk”.
“Dhe mund t’ju them se pa ekzagjerim dhe me dhimbje të madhe se situata në Mariupol është shumë më e keqe në krahasim me atë që kemi parë në Bucha dhe qytete të tjera, qyteza dhe fshatra afër Kievit”, ka thënë Kuleba, shkruan BBC.