Hajni vodhi këpucë në kohë iftari (VIDEO)

Hajni vodhi këpucë në kohë iftari (VIDEO)

Një kompleks banesor në rrugën “Hysen Xhanova” në Fushë Kosovë ishte pre e një hajni.

Ai, të hënën mbrëma, hyri dhe vodhi këpucë e atlete që gjeti para dyerve të banesave më gjithsej 8 kate banimi.

Për ta kryer vjedhjen, grabitësi i paidentifikuar shfrytëzoi kohën e iftarit, kur banorët ishin brenda banesave të tyre dhe nuk kishte lëvizje jashtë.

Banorët që u vodhën nuk deshën të flasin për rastin para kamerës, por i thanë Klan Kosovës, prapa saj, se për këtë dukuri e kanë njoftuar edhe policinë.

E raste të tilla të vjedhjes kishte edhe në të kaluarën në atë zonë, çka është konfirmuar edhe nga banorët rezident.

Related Articles