Klinika e Gjinekologjisë e cila operon në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në këtë klinik kanë lindur 22 foshnje.
Tutje bëhet e ditur se 6 nga to janë kryer me operacion, raporton Gazeta Enigma.
“Sipas raportit të punës, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit kishte 22 lindje- nga to 6 u kryen me operacion”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas këtij njoftimi 8 foshnje i takojnë gjinisë femërore ndërsa 15 gjinisë mashkullore.
“15 foshnje i takojnë gjinisë mashkullore dhe 8 gjinisë femërore, derisa një nënë lindi binjakë”.
Ndërsa “8 shtatzëna, të cilat lindën foshnje në këtë klinikë, u bënë nëna për herë të parë”, thuhet në këtë njoftim./Gazeta Enigma/