Drejtori i ri i Doganës të Kosovës, Agron Llugaliu ka pranuar detyrën.
Ai ka thënë se detyra e re nuk është privilegj por përgjegjësi e madhe në drejtimin e doganës. Ai ka thënë se synon të reformoj dhe modernizoj strukturën dhe proceset e punës në Doganën e Kosovës.
“Synoj që të reformojmë dhe modernizojmë strukturën dhe proceset e punës, me qëllim të orientimit të Doganës së Kosovës në shërbim të qytetarit dhe bizneseve të vendit, në veçanti për nxitje të eksportit dhe favorizim të investimeve të huaja, përmes sundimit të mirëfilltë të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve të avancuara të zhdoganimit. Në anën tjetër do të jemi të përkushtuar në evitimin e praktikave jo-profesionale dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale”, ka thënë Llugaliu.