Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka gjobitur me 2 mijë euro ekipin e Superligës, Ballkanin.
Kjo erdhi për shkak të akuzave publike që bëri ekipi suharekas për kurdisje të ndeshjeve.
Të dielën, Ballkani bëri një komunikatë ku iu drejtua krerëve shtetëror për siç thanë kurdisje të ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar.
Nga kjo deklaratë, FFK-ja kishte hapur inicim disiplinor dhe tash është marrë edhe vendimi.
“FC Ballkani nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Ballkani dënohet me shumën prej 2000 eurove”, thuhet në vendimin e Disiplinorit.