I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se partnerët evropianë nga Berlini dhe Parisi janë pajtuar që Ballkani Perëndimor të ketë vend në familjen evropiane.
“Javën e kaluar, vizitova Berlinin dhe Parisin për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor. Me partnerë nga dy kryeqytetet e BE-së, ramë dakord që Ballkani Perëndimor, i cili ndan kaq qartë vlerat tona demokratike, është pjesë e familjes evropiane”, tha Lajçak.
Ai shtoi se Franca dhe Gjermania e kuptojnë se Ballkani Perëndimor nuk mund të harrohet dhe se po bëjnë përpjekje për t’i bërë realitet aspiratat evropiane të rajonit./Gazeta Enigma/