Pas përleshjes që ndodhi në Suharekë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Llapit janë dënuar tre futbollistë.
Dy futbollistë të Llapit, Ahmed Jonuzi dhe Elvis Prenqi, si dhe Kushtrim Gashi nga Ballkani janë dënuar me nga dy ndeshje moslojë.
Vendimet e plota nga Komisioni disiplinor për futbollistët në fjalë:
Lojtari i FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore : DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93 . Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
Lojtari i FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këtij vendimi ; datë 30.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.