Një grua nga Mitrovica ka njoftuar policinë se po ngacmohet vazhdimisht në rrjete sociale nga një person i panjohur.
Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh se rasti është duke u hetuar.
“Me 07.04.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjetit social në vazhdimësi është duke u ngacmuar nga një person i panjohur, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.