Rusia ka pranuar se ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave” në Ukrainë, që 44 ditë nga nisja e pushtimit në Ukrainë.
Zëdhënësi presidencial, Dmitry Peskov, tha për median britanike Sky News se pësimi në viktima ishte “një tragjedi e madhe për ne”.
Ai tha se shpresonte që Moska do të arrinte qëllimet e saj të luftës “në ditët në vijim”.
Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore – por luftimet nuk tregojnë shenja përfundimi.
Deklaratat e Peskov pasuan përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të mërkurën.