Policia e Kosovës njoftoi se një person që ishte në mbajtje të dënimit në Qendrën korrektuese në Lipjan është arratisur.
Rasti ka ndodhur të enjten, në orën 20:41.
“Lipjan, 07.04.2022-20:41. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Njësitë relevante janë duke u marrë me rastin.