Partia Demokratike e Kosovës këtë të shtunë në mesditë do të mbajë konferencë për media. Aty njoftohet se do të flasin tre zyrtarë të lartë të saj.
Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar, Ferat Shala, Kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Blerand Stavileci, anëtar i Kryesisë.
Ndonëse nuk bëhet e ditur arsyeja e këtij deklarimi, ditët e fundit PDK ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për një varg çështjes.
Deputeti Ferat Shala, i cili do tu drejtohet mediave, këtë javë në Kuvendin e Kosovës tha se qeveria po ndërhynë me punësime në institucionet e pavarura. Këtu ai përmendi konkursin në Korporatën Energjetike të Kosovës ku u punësuan qindra persona.
Ai kishte thënë se me veprimet e tilla do të duhej të merreshin organet e drejtësisë.
Po në Kuvend, Shala, kishte pyetur ministren e Ekonomisë, Rozeta Hajadri, se pse ishin përdorur fonde të kredisë nga Banka Botërore për expo-Dubai.
Partia e Memli Krasniqi, prej kohësh ka paralajmëruar themelimin e Kabinetit të Qeverisjes së mirë, gjë e cila ende nuk është realizuar.