Është rrëzuar nga 3 metra lartësi një punëtor i KEDS-it në Suharekë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Mjekët kanë bërë të ditur se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Enigma.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it është rrëzuar nga një lartësi rreth 3 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e policisë.