Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë ditës së djeshme vizitoi qytetin Bucha në Ukrainë.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë për krime lufte në këtë qytetet, pasi janë gjetur të vrarë trupa të shumë civilëve.
E në vizitën e saj në Bucha, von der Leyen pa varrezën masive, ku në këtë moment bëri një reagim ku u shfaq shumë e shqetësuar.
“E pabesueshme ajo që ka ndodhur këtu”, u shpreh ndër të tjera shefja BE-së.