Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është njoftuar me dënimin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme ndaj Granadas, që katalonasit e humbën me rezultat 1:2.
Komisioni ka marrë vendim që ta suspendojë holandezin me dy ndeshje, përcjell Gazeta “Enigma”.
Ai do të mungojë në dy ndeshjet vendimtare të Barcelonës për titullin në La Liga, ndaj Valencias dhe Atletico Madridit.
Por, Barcelona ka vendosur të apelojë ndaj këtij vendimi.
“Barcelona do të apelojë kundër vendimit për suspendimin e Koeman. Komiteti i Referëve ka deklaruar se Koeman ka marrë një dënim prej dy ndeshje mos-lojë”, thuhet në deklaratën e klubit.
Mbetet të shihet se a do të reduktohet suspendimi apo do të mbetet ky. /Gazeta Enigma/