FFK-ja pak ditë me parë ka konfirmuar edhe dy miqësore, por që kryesisht do të luajnë me futbollista të Superligës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Dardanët do të përballen me Komorosin dhe Gambinë, udhëtimi i lojtarëve do të nisin me 5 qershor në Antalia te Turqisë.
Njëherit, janë konfirmuar edhe datat e ndeshjeve miqësore, në fillim Kosova do të ndeshet me Komorosin me 8 qershor, ndërsa me 11 qershor do të jetë përball Gambisë.
Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për futbollistat e Superligës, pasi deri me tani nuk kanë pasur hapësirë për t’i treguar aftësitë e tyre.