Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kjo Komunë nuk ka asnjë vaksinë anti COVID.
“Janë vaksinuar mantelbardhët, dhe grupmoshat 85, 80 dhe 75 plus. Lajmi i mirë është se asnjë i vaksinuar nuk është përballur me probleme’, shkroi Haziri.
Haziri ka apeluar te qytetarët që të respektohen masat kundër Covid-19.
“Që nga përhapja e pandemisë në vend jetën e kanë humbur 139 qytetarë nga komuna e Gjilanit. Aktualisht janë 243 raste aktive”, ka shkruar ai.