Varri i Shotë Galicës në Fushë Krujë ndodhet në një gjendje jo fort të mirë.
Nga pamjet e publikuara nga njeriu i afërt i Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci, shihet hapësira përreth varrit të heroinës, e mbuluar me ujë pas reshjeve të shiut.
“Sot, me nipat në nderim të Shotë GALICËS, në Fushë Krujë! Mbeta pa koment nga ambienti përreth! Nipat vërejtën zemërimin tim dhe nuk më bënë asnjë pyetje”, ka shkruar Merovci./Gazeta Enigma/