Është mbyllur fraksioni i parë i lojës në derbin e javës në Premierligë mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Pjesa e parë në “Etihad Stadium” është mbyllur me rezultat 2:1 në favor të “Qytetarëvve”.
Shifrat mbetën të pandryshuara vetëm deri në minutën e pestë kur Kevin de Bruyne realizoi për 1:0.
Tetë minuta më vonë, festën në gjysmë ua ndali Diogo Jota që barazoi shifrat.
Në minutën e 37-të në skenë doli Gabriel Jesus që shfrytëzoi një asistim perfekt nga Cancelo dhe riktheu Cityn në epërsi.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për xhiron e 32-të kampionale, ndërsa fitorja është “jetike” për dy ekipet.