Rreth 49 milionë francezë patën mundësinë të vendosin të dielën për kandidatin e tyre të preferuar për president.
E dy pretendentët kryesorë, nga 12 sa janë gjithsej, sipas sondazheve janë kandidatja nga e djathta ekstreme, Marine Le Pen dhe presidenti aktual Emanuel Macron.
Por fitorja e këtij të fundit, po konsiderohet më e favorshme në raport me Kosovën, sa i përket proceseve eurointegruese.
Kjo marrë parasysh politikat që ndjek Le Pen.
“Jo vetëm me emigrantët, ambicia është një politikë tjetër që është në kundërshtim me vlerat jo vetëm të Francës por edhe Bashkësinë Ndërkombëtare.”, thotë Muhamedin Kullashi, ish-ambasador i Kosovës në Francë.
Megjithatë ky thotë se institucionet kosovare nuk po bëjnë mjaftueshëm në rrafshin diplomatik, në situatën gjeopolitike pas luftës në Ukrainë.
Institucionet kosovare i kritikoi gjatë javës edhe Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Sipas tij, liberalizmi i vizave ka stagnuar ndër të tjera sepse Qeveria e Kosovës duhet t’ju prezantojë sukseset shteteve anëtare të BE-së përmes ambasadave.
Edhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, po vlerëson se institucionet duhet të bëjnë më shumë për liberalizimin e vizave./Gazeta Enigma/