Tifozi futet në fushë dhe sulmon dy lojtarë në ndeshjen Vitoria-Porto

Tifozi futet në fushë dhe sulmon dy lojtarë në ndeshjen Vitoria-Porto

Ndeshja midis Portos dhe Vitoria de Guimaraes u përfshi në kaos kur një tifoz doli në fushë dhe u përpoq të godiste dy nga lojtarët e Vitoria.

Mehdi Taremi i kishte çuar mysafirët në avantazh 1-0 me golinnga penalltia, ndërsa më pas humbi edhe një penallti të dytë. Megjithatë, rezultati u bë dytësor kur tifozi i cili u fut në fushë iu afrua kapitenit të Vitoria, Rochinha, fillimisht duke zgjatur krahët ndërsa ai ecte drejt 26-vjeçarit, por më pas dukej se e godiste me shkelm.

Disa sekonda më vonë, ai u përpoq të bënte një goditje ndaj një lojtari të dytë të Vitoria, Geny, por lojtari u largua me kohë.

Në fund u shfaqën stjuardët e ndeshjes dhe e kapën personin.

Ja pamjet:

Related Articles