Goditet një këmbësor nga një aksident trafiku në Prishtinë

Ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë, me çrast ka mbetur i lënduar një këmbësor.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënsja e Policës së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

“Rreth orës 21:00, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori . Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

/Gazeta Enigma/

Related Articles