Aksident me dy të lënduar në Kaçanik

Aksident me dy të lënduar në Kaçanik

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën rreth orës 16:32 ku kanë mbetur të lënduar persona, shkruan Gazeta Enimga.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Kaçanikut.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Hamz Jashari, Kaçanik, 11.04.2022 – 16:32. Raportohet për një aksident trafiku  mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë, meshkuj kosovarë, të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në emergjencën e Kaçanikut dhe janë  dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në emergjencën e Ferizajit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë së Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles