100 eurot e Kurtit s’i ndalin protesta, nesër protestohet para Qeverisë

100 eurot e Kurtit s’i ndalin protesta, nesër protestohet para Qeverisë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 11:30 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

“Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me neglizhencën që po ju bëhet nga ana e Institucioneve përkatëse përkundër premtimeve të bëra ku pakënaqësinë e tyre do ta shprehin me anë të protestave”.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve, pagave të punëtorëve, nga ana e Qeverisë.

Related Articles