Din Lajçi, është pejani i cili qëndroi në zonën e luftës në Kiev të Ukrainës për 28 ditë.
Ai, punë kishte bartjen e civilëve nga vendet e luftës në zona neutrale.
“Nga 12 mijë njerëz sa kam bartur, prej tyre kanë qenë vetëm 50 burra, të tjerët gra, fëmijë, pleq e të sëmurë”, tha ai.
Gjendjen e luftës në Ukrainë, nuk e përshkruan si mediat, Lajçi thotë se është shumë më keq, ku sipas tij civilë të vrarë ka shumë të cilët edhe vetë i ka varrosur.
“E kemi hapë me bager një gropë 120 metra të gjatë e dy metra të thellë, bashkë me familjarë e ushtarë kemi vendosë në qese të zeza të mbeturinave, njerëz të vdekur e i kemi mbuluar me dhe”, tregon ai.
Lajçi thotë se ndihmën ukrainasve ua ofroi vullnetarisht, për t’iu treguar atyre se kosovarët ju ndihmojnë në luftë , e jo siç bënë ata, të kundërtën.