Raporti i DASH-it, Haradinaj kritikon Qeverinë: Shqetësuese cënimi i fjalës së lirë dhe mediave

Raporti i DASH-it, Haradinaj kritikon Qeverinë: Shqetësuese cënimi i fjalës së lirë dhe mediave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmban vërejtje serioze sa i përket cënimit të fjalës së lirë dhe mediave.

LEXO EDHE: Departamenti i Shtetit: Serbia vazhdon të operojë me strukturat e saj paralele në Kosovë

Haradinaj po ashtu theksoi se në raport ka vërejtje edhe për mungesën e ndëshkimit të korrupsionit.

“Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera”.

Megjithatë, ai e sheh si pozitive vlerësimin për avancimin e Forcës së Sigurisë në disa fusha.

“Inkurajuese vlerësimet e DASH për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së”.

Related Articles