Një lajm i hidhur ka ardhur për oligarkun rus Roman Abramovich pasi autoritetet franceze kanë sekuestruar vilën e tij.
Sipas asaj që raporton Dailymail, vila në vlerë prej 100 milionë eurove e ndërtuar më 1926, është sekuestruar.
Ai ka dhjetëra dhoma gjumi, tetë tualete dhe është e vendosur në 12 hektarë zonë pyjore dhe lëndina luksoze vetëm disa metra nga Deti Mesdhe.
Abramovichi shpenzoi rreth 30 milionë funte për restaurimin e Chateaus, pasi e bleu atë në vitin 2001, duke ndërtuar një pishinë 15 metra në çati dhe duke futur një palestër të madhe dhe një kinema shtëpiake në bodrum.