Një burrë nga Prishtina ka njoftuar policinë se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga ish-gruaja e tij.
Policia thotë se gruaja nuk është arritur të kontaktohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte kanosur nga ish bashkëshortja e tij kosovare. E dyshuara nuk është arritur të kontaktohet. Rasti vazhdon në procedure të rregullt”, thuhet në njoftim.