Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
Ai tha Qeveria e ka miratuar projektligjin në fjalë dhe është sjellë në kuvend.
“Me këtë projektligj akademia planifikohet të bartet nga kuvendi në sistemin gjyqësor te këshilli drejtues. Sa i përket agjencisë për ndihmë juridike duhet të bartet nga kuvendi te ministria e drejtësisë. Element tjetër është i statusit të agjencisë, që shndërrohet në agjenci ekzekutive”.
“Element tjetër është edhe çështja e ankimimit. Agjencia për komplekse memorialë i baret nga kuvendi në ministrinë kulturës”, tha ai./Gazeta Enigma/